Ekspozitë në Korçë: 121 vjet mësonjtore shqipe

Qëndra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, Senati Rinor Korcë, Bashkia Korcë dhe Arkivi Qëndror i Shtetit, më 7 Mars 2008, në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korcë, hapin Ekspozitën: “121 vjet Mësonjtore Shqipe”. Hapja 121 më parë, në qytetin e Korcës, e Mësonjtores së parë Shqipe, përbën kurorëzimin e përpjekjeve dhjetravjecare të rilindasve tanë, fillimin e realizimit të njërës prej aspiratave të Kombit Shqiptar për arsimimin në Gjuhën Shqipe. Në historinë e Shkollës Shqipe dhe të Arsimit tonë Kombëtar, evidentohet një etapë e re, një hop cilësor, një shembull për dhjetëra shkolla shqipe që u hapën pas saj në Prizren, Shkodër,Elbasan, Filat,Janinë,Shkup,etj. Hapja e Mësonjtores së parë Shqipe në Korcë ishte kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të patriotëve shqiptarë, shoqërive e klubeve patriotike brenda dhe jashtë vendit. Mësonjtorja e Parë e Korcës ka mbetur si një simbol i Arsimit Shqiptar për arsye se:

1.Kishte një fizionomi të plotë kombëtare.

2.Mbështeste aspiratat dhe idealet për liri e pavarësi.

3.Ishte një shkollë laike.

4.Mësimi në lëndët kryesore zhvillohej në gjuhën shqipe.

5.Mësuesit që kontribuan në hapjen dhe vijueshmërinë e saj Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuci Naci etj.., ishin ndër patriotët më aktivë e më të flaktë në përpjekjet e tyre për kulturën dhe anëtarsimin në gjuhën shqipe.

6.Rilindasit tanë më të shquar Naim Frashëri,Sami  Frashëri, Parashqevi Qiriazi etj.., botuan me dhjetra libra mësimore për këtë mësonjtore, mund të përmendim  “Abetare e Gjuhës Shqipe”, “E këndimit cunave Këndonjëtorja ” etj.

7.Ishte shembull i tolerancës fetare të popullit tonë, mësimet ndiqeshin nga nxënës të besimeve të ndryshme fetare, myslimanë e ortodoksë, të pasur e të varfër. Nxënësve të varfër u faleshin librat dhe fletoret.

Në realizimin e kësaj ekspozite kontribuoi Bashkia e Korcës dhe Arkivi Qëndror i Shtetit. Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve, edhe vitin e kaluar, ka bërë një ekspozitë për arsimin shqip në qytetin e Korcës. Në kronologjinë e veprimtarive të saj shënohen edhe Ekspozita me rastin e 94 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në tetor 2006 në Tiranë, në ditën e promovimit të monografisë “Flamuri i Kombit Shqiptar” të studiuesit Jaho Brahajnë Prishtinë në nëntor të vitit 2007, në 540 vjetorin e vdekjes se Skënderbeut në Strugë, etj.

Leave a Reply