Më 9 Shkurt 1927, u nda nga bota arbërore, publicisti dhe folkloristi nga Hora e Arbëreshëve, Zef Skiroi. Ai na ka lënë një trashëgimi të pasur letrare dhe studimore. Ai ka shkruar mjaft vepra si “Skënderbeu”, “Te dheu i huaj”, etj. Një vend të rëndësishëm në veprën e tij zë edhe studimi i folklorit të kolonisë shqiptare në Piana dei Greci. Në vitin 1887 ai botoi revistën kulturore dhe letrare “Arbëri i ri”. Zef Skiroi drejtoi për shumë vite katedrën e gjuhës shqipe në Napoli dhe botoi vepra studimore me shumë vlerë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate