9 Prill 1641, relacion i Frang Bardhit për kultivimin masiv të misrit në Zadrimë

Në një relacion të humanistit dhe shkrimtarit tonë Frang Bardhi, që mban datën 9 Prill 1641, flitet për kultivimin e misrit në zonën e Zadrimës. Shqiptarët qenë ndër të parët në Ballkan, madje edhe në Europë që e kultivuan këtë kulturë për bukë dhe për eksport. Ky dokument, dëshmon jo vetëm për nivelin e lartë të zhvillimit të bujqësisë nga të parët tanë, por edhe për lidhjet, që mbanin ata me botën e jashtme, për zhvillimin e tregëtisë me popujt e tjerë, madje edhe për zhvillimin e shkencës dhe përhapjen e dijeve, që bëjnë të mundur kultivimin e kulturave të reja e të panjohura. Mbjellja e misrit në ato vite të largëta në fushat shqiptare, është dhe një dëshmi që lundërtarët tanë, mund të kenë qënë pjesë e ekuipazheve të ekspeditës të Kristofor Kolombit, që zbuloi Amerikën. Një hipotezë e tillë, është trajtuar nga disa studiues.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare