Kapitullimi i të gjitha forcave gjermane hyri në fuqi, më 9 Maj 1945, në orën 00.01 pas mesnate. Lufta e Dytë Botërore, mori fund pas 2077 ditë luftimesh, të përgjakshme dhe shkatërrimtare. Në të u përfshin 72 shtete, që mobilizuan mbi 110 milion ushtarakë. Në këtë kasaphanë të përbotshme, u vranë 55 milionë veta, pa përmendur të plagosurit dhe të gjymtuarit. Dëmet materiale janë të pallogaritshme. Shqipëria u radhit në Koalicionin e Madh Antifashist të popujve. Lufta e popullit tonë, kundër fashizmit, u njoh nga qeveritë e Fuqive të Mëdha në dhjetorin e vitit 1942, me anë të deklaratave të posaçme zyrtare, që bënë për këtë çështje ministrat e tyre të Punëve të Jashtme. Ushtria Nacionalçlirimtare, pa llogaritur forcat e tjera antifashiste, numëronte deri në 70 mijë veta. Në luftimet që u zhvilluan në Shqipëri, pushtuesit lanë 53,639 të vrarë, të plagosur dhe robër pa përmendur humbjet e mëdha në armatime të rënda dhe të lehta. Shqipëria është një nga vendet e pakta, që u çlirua me forcat e veta.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi