8 Shkurt 1936, lindi në Shkodër kompozitori Gjon Simoni

Në Shkodër, më 8 Shkurt 1936, u lind Gjon Simoni, kompozitor dhe pedagog, autor i dhjetra kompozimeve dhe përpunimeve, organizator i shumë festivaleve të muzikës së lehtë. Mbas diplomimit në Konservatorin e Tiranës, disa vite punoi në Shtëpinë e Kulturës Gjirokastër. Më pas u emërua redaktor në Redaksinë e Krijimtarisë Muzikore në Radio Tirana dhe e drejtoi atë. Për shumë vite muzikologu, kompozitori dhe orkestruesi shkodran, drejtoi katedrën e Kompozicionit dhe të teorisë muzikore në Fakultetin e Muzikës pranë Akademisë së Arteve Tiranë. Gjon Simoni ka lënë një trashigimi të pasur muzikore. Ai është autor i shumë këngëve, “Suitas me temë migjeniane” “Kuartetit për fagotë”, disa romancave, muzikë dhome dhe muzikë simfonike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare