8 Prill 1672, Evlija Çelebiu shkruan për kullën madhështore të sahatit në Berat

Udhëtari turk Evlija Çelebi, gati 350 vjet më pare, kreu një udhëtim të gjatë nëpër vendin tonë dhe ka lënë përshkrimet dhe përshtypjet e tij për ç’ka parë e dëgjuar për tokat dhe njerëzit e Arbërisë. Ai flet për kullën e Sahatit të Beratit, “Brënda në treg, shkruan ai, është kulla e sahatit, e lartë; ka një sahat të sjellë nga Ardeli, Transilvania, me një këmbanë të madhe brënda së cilës mund të qëndrojnë dhjetë veta. Në drekë bie dhjetë herë, tingëllima dhe ushëtima e saj dëgjohet një ditë udhë. Madhështia e këtij sahati, shkruante njeriu, që vinte nga kryeqyteti i Perandorisë Bizantine dhe në atë kohë i Perandorisë Osmane, nuk besohet pa u parë me sy..” Le të  kujtojmë, se sot qyteti i lashtë nuk e ka as kullën, as sahatin dhe as këmbanën e tij të famshme, për të cilët shkruan Evlia Çelebiu.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare