8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane

Ndërmjet kryengritësve shqiptar, të udhëhequr nga Isa Boletini dhe ushtrive osmane, të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha, më 8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves. Njëzet mijë ushtarë turq, u ndeshën me tetëmijë luftëtarë shqiptarë të lirisë. Pas tri ditë luftimesh, turqit mundën të rrethonin kryengritësit, por ata e çanë rrethimin dhe u tërhoqën në Drenicë. Nga të dy palët pati shumë të vrarë dhe të plagosur.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare