7 Janar 1928, lindi mjeku dhe shkrimtari Emil Cimbi

Gjirokastra

Në Ploçan të Gjirokastrës, më 7 Janar 1928, u lind mjeku dhe shkrimtari Emil Cimbi. Pas diplomimit në Universitetin e Bukureshtit ka shërbyer si mjek në disa rrethe të Shqipërisë. Ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike, si dhe ka dhënë 15 vjet leksione në Fakultetin e Mjekësisë dhe Histori-Filologjisë. Profesor Doktor Emil Cimbi prej vitesh është bërë i njohur në botën letrare edhe si poet, shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes. Shkrimet e tij i gjejmë të botuara në revistën “Nëntori”, “Hosteni”, “Yllka”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply