Shkodra
Sot përkujtohet mjeku atdhetar Jorgji Karamitri. U lind në Shkodër, në vitin 1889. Studimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse arsimin e lartë e ndoqi në Poloni. Pas diplomimit për dermatologji, u kthye në Shkodër, për t’i shërbyer bashkëqytetarëve të vet. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, u lidh me lëvizjen antifashiste dhe u vu në shërbim të luftëtarëve të lirisë , që kishin probleme shëndetësore. Për veprimtarinë e tij humane dhe patriotike, u arrestua nga pushtuesit nazistë dhe u pushkatua mizorisht, më 7 Dhjetor 1943.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate