Skena dhe ekrani shqiptar, sot kremtojnë përvjetorin e lindjes të aktorit të shquar shqiptar, Pjetër Gjoka, “Artist i Popullir. U lind në Ulqin, më datë 6 Gusht 1912, por u vendos familjarisht në Shkodër. Në rininë e hershme, u mor me veprimtari sportive dhe muzikore. Për herë të parë, doli në skenë, në vitin 1936, në teatrin amator të Shkodrës dhe rrugën e artit dramatik, e vazhdoi deri në fund të jetës. Ai shkëlqeu në skenën e Shkodrës, por edhe më shumë, në Teatrin Popullor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate