6 Dhjetor 1767, kremtohet sot përvjetori i patriotit Naum Veqilharxhi

Naum Veqilharxhi

Kombi shqiptar, sot kremton përvjetorin e mendimtarit të shquar iluminist dhe veprimtarit të shkollës shqipe Naum Veqilharxhi. U lind në Vithkuq të Korçës më 6 Dhjetor 1767. Mërgoi bashkë me familjen në Kishinjov të Moldavisë dhe mori pjesë në kryengritjen antiosmane, për çlirimin e Rumanisë. Si përfaqësues dhe luftëtar i Rilindjes sonë Kombëtare, në “Letrën enciklike”, formuloi kërkesat kulturore të lëvizjes sonë kombëtare, botoi abetaren e parë shqipe dhe formuloi një variant origjinal të alfabetit shqip. Naum Veqilharxhi ishte dëshmori i parë i arsimit dhe kulturës shqiptare; ai vdiq i helmuar nga agjentët e Patrikanës së Stambollit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply