Pas shpërbërjes së Austro-Hungarisë, në Konferencën e Paqes në Paris, sikurse shkruan, më 5 Mars 1919, gazeta “Dielli”, që botonin mërgimtarët tanë në Boston, shqiptarët mund të mbështeteshin vetëm tek diplomacia amerikane. Fletorja riprodhon një artikull të gazetës greke “Ethenikos Qirikis”, që botohej në Nju Jork. Korrespondenti i saj shkruan së Franca dhe Anglia, duan që Toskëria t’i bashkohet Greqisë. Kundër kësaj shpehet Amerika. “Përfaqësonjësit amerikanë, thekson gazeta greke, thonë që Korça, është qëndra e kulturës shqiptare dhe për këtë arsye nuk është e mundur të shkëputet nga Shqipëria. Ky qëndrim i amerikanëve i detyrohet ndikimit të misionerëve amerikanë në Lindje, të cilët nuk i kanë simpatizuar kurrë grekët, me që atyre nuk u zënë këmbët dhe në Greqi”. Gazeta greke është detyruar të pohojë, se dhe Venizellosi më në fund pranoi që vendasit e Vorioepirit janë shqiptarë, por duan të bashkohen me Greqinë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Mars 1915, Nikollë Ivanaj botoi në Shkodër numrin e parë të gazetës ”Lidhja Kombëtare”
-
29 Mars 1913, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini u nisën për në Londër
-
29 Mars 1925, ra duke luftuar në shpellën e Dragobisë Bajram Curri
-
29 Mars 1925, ministri Myfit Libohova nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Bankës Kombëtare
-
29 Mars 1945, Qeveria Shqiptare bëri kërkesën zyrtare për pranimin në OKB