5 Dhjetor 1942, u shua Hero i Popullit, Emin Duraku

Emin Duraku

Në moshën 24 vjeçare, më 5 Dhjetor 1942, ra për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë militanti gjakovar, “Hero i Popullit”, Emin Duraku. U edukua me frymën patriotike në konviktin “Malet tona” të Shkodrës. U arrestua nga regjimi zogist  dhe u dënua me burgim në vitin 1939, u arrestua dhe nga fashistët italianë në vitin 1940 dhe u internua në kampin e Ventotenës në Itali, por nuk u ligështua dhe nuk u thye dhe e vazhdoi luftën derisa u rendit mes 80 dëshmorëve dhe 15 heronjve të popullit, që gjimnazi i Shkodrës i dha luftës për liri dhe demokraci.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply