4 Prill 1939, valë protestash në Shqipëri në prag të pushtimit italian

Për krerët fashistë në Romë, ishte shqetësuese vala e protestave kundër agresionit që po përgatitej. Më 4 prill 1939 në Bolonjë, “një batalion barselierësh i mobilizuar për Shqipëri, ecte duke kënduar ”duam paqe e jo luftë”. Oficerët e pranishëm nuk ndërhynë dhe kjo, sikurse thekson Ciano “e tërboi Musolinin”. Po atë ditë në Tiranë, u ngritën në demostrata gjimnazistët dhe me flamurin kombëtar dhe këngë patriotike kaluan nëpër rrugën “28 Nëntori”. Me ta u bashkuan nxënësit e shkollës teknike si dhe shumë qytetarë të thjeshtë. Ata çanë kollonat e xhandarëve dhe iu drejtuan Pallatit Mbretëror dhe Ambasadës Italiane, duke hedhur parulla antifashiste dhe duke kërkuar armë për të përballuar agresionin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare