4 Prill 1937, gazetat e Tiranës ngrenë çështjen e punës me plane afatgjata

Gazetat e kryeqytetit, më 4 prill 1937, ngrinin problemin e punës me plane afatgjata për të çuar vendin përpara. Këtë të vërtetë të madhe, shkruante në gazetën “Drita” kryeredaktori i saj Gjergj Bubani, “Qeveria e sotme e ka kuptuar fare mirë. E ka kuptuar Qeveria dhe ka vendosur, që paskëtaj, në të gjitha dikasteret, në të gjitha drejtimet të punohet brënda planesh konkrete dhe definitive, në administratë, në Punët Botore, në Bujqësi, në Blegtori, në Shëndetsi dhe kudo gjetkë, janë duke u hartuar prej kopetentëve plane të plota, të studiuara mirë dhe të përshtatur me nevojat dhe mundësitë tona”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare