4 Mars 1930, Qeveria e Koço Kotës i la vendin asaj të Pandeli Evangjelit

Nën presionin e Romës, qeveria e Koço Kotës, më 4 Mars 1930, detyrohet t’i lerë vendin Pandeli Evangjelit, ku Ministër i Punëve të Jashtme ishte Rauf Fico, Ministër i Drejtësisë Vasil Avrami, Ministër i Punëve të Brëndshme Musa Juka, Ministër i Financave Kol Thaçi, Ministër i Ekonomisë Kombëtare Mehdi Frashëri, Ministër i Punëve Botore izet Dibra, Sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë Teki Selenica e Komandant i Mbrojtjes Kombëtare Xhemal Aranitasi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare