4 Maj 1932, u botua ligji “Mbi ndjekjen e grabitjes dhe të robnimit”

Në Fletoren Zyrtare, më 4 Maj 1932, u botua ligji “Mbi ndjekjen e grabitjes dhe të robnimit”. Sipas tij, personat që ndalojnë automjetet dhe udhëtarët dhe i grabisin ata, ata që marrin rob një a më shumë persona, për të përfituar për lirimin e tyre, dënohen me vdekje. Personat e sipërpërmendur dënohen me ndëshkim kapital edhe në qoftë se fajet e sipërpërmendura, “mbeten në inisiativë”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare