4 Maj 1927, u lind ne Peshkopi inxhinieri Hajredin Çeliku

Luftëtari antifashist, inxhinieri dhe shtetari Hajredin Çeliku, u lind më 4 Maj 1927. U diplomua për inxhinieri mekanike në vitin 1953 dhe punoi Drejtor i Uzinës së parë Mekanike të Tiranës, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Disa herë u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor dhe nga viti 1976 edhe anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare