Në qytetin e Korçës, më 4 Maj 1831, u lind veprimtari i Rilindjes Kombëtare Jovan Kosturi, i cili punoi për përhapjen e gjuhës dhe kulturës në Shqipërinë e robëruar. Shtëpia dhe dyqani i tij u kthyen në baza për ruajtjen dhe shpërndarjen e gazetave dhe librave shqipe, që dërgonin mërgimtarët nga jashtë. Bashkë me Ohran Pojanin, Thimi Markon, etj krijuan në vitin 1886, “Komitetin e fshehtë të Korçës”, i cili ndër të tjera ndihmoi për çeljen e Shkollës së Parë Shqipe dhe për mbarëvajtjen e saj. Për këtë u ndoqën dhe u persekutuan nga regjimi osman: i vranë djaHn Spiro Kosturi dhe vetë atë e burgosën. Në vitin 1911, në luftën e Orman Çifligut, ra dëshmor për atdhe edhe nipi Kristaq Kosturi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate