Në numrin e 31 Janarit 1911, gazeta “Shqypeja e Shqypnisë” që dilte në Sofje, botoi memorandumin me titull “Kërkimet e Shqyptarëve”, të firmosur nga krerët e luftimeve kundër pushtimit osman. Në të thuhej se shkaku që shqiptarët dalin në mal, është pozita e padurueshme nën sundimin turk. “Ne, theksohej në memorandum, nuk kemi dalë nëpër male për me vra e për me ç’veshë njerëzit, as me rrëmbye pasurinë e tyre, qëllimi ynë është ti rrëfejmë botës së qytetëruar se nuk jemi të kënaqur nga sundimi osman dhe protestojmë kundër tij”. Kryengritësit shqiptarë kërkonin amnisti politike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, vetëqeverim administrativ, liri personale dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Ka rëndësi të thuhet se kërkesat u botuan edhe në disa organe shtypi europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Mars 1915, Nikollë Ivanaj botoi në Shkodër numrin e parë të gazetës ”Lidhja Kombëtare”
-
29 Mars 1913, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini u nisën për në Londër
-
29 Mars 1925, ra duke luftuar në shpellën e Dragobisë Bajram Curri
-
29 Mars 1925, ministri Myfit Libohova nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Bankës Kombëtare
-
29 Mars 1945, Qeveria Shqiptare bëri kërkesën zyrtare për pranimin në OKB