30 Mars 1908, u hap në Gjirokastër shkolla shqipe “Liria”

Në Gjirokastër, më 30 Mars 1908, u hap shkolla shqipe “Liria”. Mësues dhe drejtor i parë ishte Thoma Papapano (Cici) “Mësues i popullit”. Që në ditët e para mësonjëtorja ndeshi në vështirësi të shumta: mungonte baza ekonomike, financat, tekstet dhe orenditë e tjera. Shkollën e re e ndihmoi klubi “Dituria” dhe populli i qytetit. Jo pak ndihmuan edhe mërgimtarët gjirokastritë për mbajtjen e shkollës. Vetë shkolla nga ana e saj, dha ndihmesën e vet në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit. Shkolla “Liria”, u njoh zyrtarisht nga pushtuesit osmanë, vetëm më 16 Mars të vitit 1911.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare