Pas prezantimit në skenat e 19 vendeve të Europës, më 3 prill 1996, dha shfaqje në Tiranë kori grek, që interpreton muzikën e kompozitorit të famshëm shqiptar Jan Kukuzeli. Muzikanti u lind në Durrës, rreth viteve 1070-1075. Për këtë u mbiquajt Kukuzeli dhe u emërua drejtues i këngëtarëve antikë dhe maestro i kapelës perandorake. Vetë ai, ishte këngëtari dhe kompozitori më i shquar i Kostandinopojës të shekullit të XI. Krijoi sistemin e shkrimit muzikor, që mban emrin e tij. Sistemi kukuzelik, përdorte mbi 40 gërma grafike dhe bazohej në rrethet muzikore. Notacioni i kompozitorit shqiptar, u përdor për shumë shekuj në muzikën kishtare, deri në kohën kur, kompozitori tjetër nga Durrësi, Krisanth Moditi kreu reformën e tij në shekullin e XIX. Jan Kukuzeli ishte pedagog, poet dhe himnograf.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi