Më 3 Maj 1921, përfundoi Kongresi i Vlorës, i mbledhur me nismën e Avni Rustemit. Përfaqësuesit e 25 shoqërive demokratike nga e gjithë Shqipëria, vendosën bashkimin e tyre në një shoqëri të vetme, që u quajt “Atdheu”, e cila nxori edhe organin e saj periodik me të njëjtin emër. Federata “Atdheu”, luajti një rol të rëndësishëm në bashkimin e forcave demokratike të vendit. Në programin e saj, ajo kishte përkrahjen e iniciativës private dhe formimin e shoqërive kooperativiste, tregtare, industriale, përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të fshatit dhe krijimin e një banke bujqësore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate