Më 3 Gusht 1922, përfundoi Kongresi Arsimor i Tiranës, i cili mori vendime të rëndësishme, për demokratizimin e shkollës shqiptare dhe njesimin e punës mësimore. Ai kërkoi vendosjen .e arsimit fillor të detyruar, miratoi afatet dhe programin e ri shkollor, për shkollat fillore, vendosi hapjen e shkollave të ulta profesionale 3 vjeçare dhe të gjimnazit 6 vjeçar, përgjysmoi orët e mësimit fetar dhe mori një varg vendimesh të tjera, për përparimin e arsimit kombëtar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi