29 Janar 1899, Kuvendi i Pejës miratoi rezolutën me 11 pika

Më 29 Janar 1899, Kuvendi i Pejës miratoi një rezolutë me njëmbëdhjetë pika, si dhe “Aktin e besës” që përmbante 12 pika. Po atë ditë u shpall edhe thirrja “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën”. Në këto vendime u shpreh vendosmëria e shqipëtarëve për të përballur me forca ushtarake vullnetare çdo përpjekje të monarkive ballkanike, Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë, për coptimin e trojeve shqiptare duke shfrytëzuar të ashtuquajturën “çështje maqedonase”. Në këto akte u shpreh gjithashtu kërkesa e bashkimit të katër vilajeteve shqiptare dhe administrimi i tyre sipas një kushtetute të miratuar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare