Sulltan Ahmeti III
Halil Patrona, është figura historike shqiptare që udhëhoqi kryengritjen qytetare të Stambollit, e cila shpërtheu më 28 Shtator 1730, kundër regjimit të sulltan Ahmetit të III dhe kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të vegjëlisë. Në këtë kryengritje merrnin pjesë edhe 1200 shqiptarë të tjerë. Kryengritësit kërkonin uljen e taksave dhe një jetë më të mirë; ata rrëzuan sulltanin në fuqi dhe vunë në fron Mehmetin e I. Halil Patrona, që udhëhoqi luftën për të drejta dhe liri, u vra tradhëtisht nga agjentët e Portës së Madhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate