28 Nëntor 1793, Shkodra dhe Lezha rrethuan dhe shpartalluan Ebubeqir Pashën

Kalaja e Rozafës

Në agimin e 28 Nëntorit 1793, në Shkodër, Lezhë dhe rrethinat e tyre, plasi kryengritja kundër ushtrive osmane, të komanduar nga Ebubeqir Pasha. Edhe Kara Mahmut Bushatlliu doli nga Kalaja e Rozafës dhe sulmoi forcat e tij. Të gjitha rrugët u mbyllën dhe armiku u gjend i rrethuar. Me humbje të mëdha pashai turk çau rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja. Me mbeturinat e ushtrisë së tij, mbërriti në Elbasan dhe që andej iku në Manastir. Kjo ishte një fitore e madhe e shqiptarëve, ditën e përvjetorit të ngritjes së flamurit nga Gjergj Kastrioti në Krujë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply