Çeta e bashkuar e Spiro Bellkamenit dhe Qamil Panaritit, më 28 Korrik 1911, u gjend e rrethuar në Orman Çiflik të Korçës. Gjatë kohës së luftës për pavarësi, Orman Çifliku ka qënë bazë dhe strehë e çetave të armatosura. Më 23 Korrik, ato kishin planifikuar një aksion për lirimin e patriotëve të arrestuar, por u dekospiruan dhe u gjendën të rrethuar. Në luftën e përgjakshme për çarjen e rrethimit, ranë dëshmorë luftëtarët trima: Bajazit Rehova, Kostaq Spiro Kosturi, Nuçi Lapi, Kristaq Furxhi, Odhise Kota dhe Tushi Krestafillaku. Emrat e tyre kanë hyrë në historinë e popullit tonë dhe kujtohen, si dëshmorët e Orman Çiflikut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate