28 Janar 1888, lindi albanologu kroat Henrik Bariç

Albanologu, gjuhëtari dhe ballkanologu kroat Henrik Bariç, u lind më 28 Janar 1888. Për disa vite me radhë botoi revistën shkencore “Arkiv i lashtësisë shqipe, i gjuhës dhe etnologjisë”. Më 1919 botoi “Studime rumuno-shqiptare”. Me studimet etimologjike Henrik Bariç e pasuroi fondin indoeuropian të shqipes dhe trajtoi disa dukuri të fonetikës historike të saj. Lidhur me prejardhjen e gjuhës shqipe, duke u nisur nga disa përkime të shqipes me rumanishten ai përkrahte tezën trake.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare