27 Shtator 1907, lindi Frederik Shiroka mjek, kirurg me përmasa botërore

Frederik Shiroka

Bota sot kremton përvjetorin e lindjes së kirurgut me përmasa botërore, Frederik Shiroka. U lind në Shkodër , më 27 Shtator 1907 dhe studimet i kreu në Austri. Pas diplomimit, studentit të shkëlqyer shqiptar, iu propozua të qëndronte në  Universitetin dhe klinikat e Gracit, por ai preferoi Shqipërinë e varfër, që kishte nevojë për shërbimet dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm. Doktor Shiroka më shumë se dy dekada punoi pa u kursyer, luftoi me vdekjen për të shpëtuar jetën e bashkëudhëtarëve të vet, studjoi dhe zbatoi metodat më të reja kirurgjikore  dhe përvojën e dijet e veta, ua kaloi dhe studentëve në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply