27 Shkurt 1918, lindi Pjetër Dungu, muzikant

Në Shkodër, më 27 Shkurt 1918, u lind Pjetër Dungu, instrumentist, kompozitor dhe veprimtar i shquar i artit tonë muzikor. Ishte një ndër punonjësit e parë të Radio Tiranës. Në vitet e pushtimit fashist mblodhi dhe botoi vëllimin me 50 këngë popullore shqiptare nga të gjithë krahinat e Shqipërisë, përfshirë edhe disa këngë kosovare. Nga pena e tij dolën shumë këngë, dy opereta dhe vepra të tjera muzikore të gjinive të ndryshme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare