Në Qershor të vitit 1769, u krye djegia dhe rrënimi i parë i Voskopojës, një nga qëndrat më të mëdha ekonomike dhe kulturore, të Shqipërisë në mesjetë. Ajo kishte marrëdhënie tregëtare me Venedikun, Vjenën, Lajpcigun, etj. Atje në vitin 1720, u ngrit Akademia e re dhe shtypshkronja. Në këtë kohë, u ngritën edhe disa kisha e manastire, që edhe sot mbeten monumente të rralla të kulturës. Ato shquhen për vlerat arkitektonike, për afresket dhe ikonat e mjeshtrave të mëdhenj, David Selenica, Kostandin e Athanas Zografi etj. Në Voskopojë, kanë jetuar e punuar edhe disa njerëz të shquar të arsimit dhe kulturës sonë, ndër të cilët spikat, Teodor Kavaljoti. Djegia e parë e Voskopojës, u pasua edhe nga dy të tjera. Ato janë shoqëruar me vjedhje dhe grabitje, që shkaktuan rrënimin e qytetit me 20 mijë banorë, largimin e popullsisë dhe zhdukjen e shumë vlerave, përfshirë Akademinë dhe shtypshkronjën me librat dhe dorëshkrimet e tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate