26 Mars 1990, shkëndijat e para antikomuniste në Kavajë

Më 25 mars 1990 në ndeshjen midis Besës dhe Partizanit, në minutën e 80’ të gjithë tifozët në stadium u ngritën në këmbë me sinjalin e parë. me mijëra qytetarë, u ngritën në këmbë, duke grisur veprat e Enverit publikisht. Pjesëmarrësit në stadium shpërthyen me thirrjet: Poshtë komunizmi! Enver Hitler! Poshtë diktatura! Liri Demokraci! Televizioni mundohej me urdhrin e kryetarit të degës, të identifikonte autorët dhe organizatorët, por më kot. Policia gjakosi dhe burgosi dhjetëra të rinj. Me këto veprime legjendare Kavaja u bë për pushtetarët e kuq, thembra e Akilit. Për Shqipërinë, zemra e saj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare