Më 26 Janar 1931, trupa teatrore e shkollës Normale e Elbasanit, shfaqi për nxënësit dhe publikun e qytetit dramën klasike të Sami Frashërit “Besa”. Pjesa që pasqyronte thjeshtësinë dhe traditat e bukura të malësorëve tanë, u duartrokit nga shikuesit e shumtë. Veprimtari të tilla në ato vite përbënin ngjarje të shënuara që kanë hyrë edhe në historinë e artit tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate