26 Dhjetor 1917, lindi në Shkodër kompozitori Prenk Jakova

Prenk Jakova

Bota muzikore shqiptare kremton sot, përvjetorin e lindjes të kompozitorit Prenk Jakova. Ai u lind në Shkodër, më 26 Dhjetor 1917, u rrit më këngën dhe muzikën shkodranë, e pasuroi dhe e zhvilloi atë, lëvroi gjinitë e muzikës klasike, duke sjellë në skenë operan e parë shqiptare “Mrika” , duke ngjitur në skenën tonë operistike, figurën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai udhëhoqi veprimtarinë muzikore në rrethin e Shkodrës, zbuloi dhe përgatiti dhjetra e qindra talente, që ushqyen jetën artistike në të gjithë vendin, madje edhe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply