25 Mars 1927, vdiq luftëtari i madh Idriz Seferi

Bota shqiptare, përkujton përvjetorin e vdekjes të luftëtarit kosovar Idriz Seferi. Pushka dhe emri i tij lidhen me të gjitha kuvendet e besëlidhjet, me të gjitha kryengritjet dhe betejat, duke filluar nga koha e Tanzimatit dhe Lidhja e Prizrenit e deri sa mbylli sytë, më 25 Mars 1927. Ai mbetet në faqet e historisë sonë, si luftëtar i përjetshëm për liri dhe pavarësi, shembull patriotizmi për të gjithë brezat.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare