25 Dhjetor 1797, fitorja e Pashait të Shkodrës bën bujë në gazetat franceze

Në fund të Nëntorit të vitit 1797, Karamahmut Pashë Bushatlliu, duke shfrytëzuar kryengritjen e malësorëve të Hotit, Shoshit, Mirditës dhe Postribës, si dhe atë të tarafeve të Terezive dhe Tabakëve brenda në Shkodër doli nga kalaja e “Rozafës” ku ishin rrethuar dhe korri një fitore të bujshme kundër turqve. Fitorja pati jehonë të madhe edhe në Europë. Më 25 Dhjetor 1787, gazeta frënge “Lajmëtari i Europës”, shkruante se “Pashaj i pabindur i Shkodrës, i famshmi Mahmut, mori në dorë pashallëkun e vet dhe theu plotësisht Çaushollin, të cilin oborri e kishte emëruar pasardhës të tij në qeverisjen e Shkodrës”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply