24 Tetor 1938, u nda nga jeta Sali Butka

Sali Butka

Sot përkujtohet luftëtari i lirisë dhe tërësisë së atdheut Sali Butka. Më 1905, ishte anëtar i Komitetit të Manastirit për lirinë e Shqipërisë, nismëtar i ngritjes dhe drejtues i çetave të armatosura. Ai kryesoi Klubin Kombëtar të Kolonjës dhe mori pjesë në kryengritjën e vitit 1912. Bashkëpunoi me çetat e Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit, u vu në shërbim të Qeverisë së Vlorës, mori pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe Revolucionin e Qershorit. Ndërroi jetë më 24 Tetor 1938.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply