24 Janar 1900, lindi Kol Mirdita; poet shkodran

Tregimtari Kol Mirdita u lind në Shkodër më 24 Janar 1900. U diplomua në Universitetin e Gracit në Austri. Shkroi dhe botoi që në vitet studentore tregime të shkurtra, poezi, drama dhe një tragjedi për vdekjen e Skënderbeut. Shpesh krijimet e veta i botonte me pseudonimin Helenau. Poezitë dhe tregimet e tij u përmblodhën dhe u botuan në vëllimin “Trëndafila që s’çelin për ne” në vitin 1959. Ashtu si Migjeni dhe Gaspër Pali, Kol Mirdita vdiq në moshën 36 vjeçare nga tuberkulozi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare