24 Janar 1889, lindi Viktor Eftimiu, shkrimtar i famshëm rumun me prejardhje shqiptare

Më 24 Janar 1889, në Boboshticë të Korçës u lind Viktor Eftimiu, shkrimtar dhe akademik rumun me prejardhje shqiptare. Ka shkruar dhe botuar shumë vepra disa prej të cilave janë përkthyer edhe në shqip si “Nusja e kuqe”, “Osman Opingaxhiu dhe dy kryqe”, “Akimi”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Doktor Fausti” etj. Viktor Eftimiu ishte autor i disa krijimeve me motive shqiptare, “Portrete dhe kujtime”, “Dy kryqe”, poemthi “Skënderbeu” dhe eseja “Folklor Shqiptar”. Ai mbrojti Shqipërinë dhe shqipëtarët, shkroi shumë artikuj për ta në shtypin e huaj, ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë dhe është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë. Mbas çlirimit ai dy herë vizitoi atdheun e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare