23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane

Franc Bopi, profesor i Universitetit të Berlinit që zotëronte të gjitha gjuhët e vjetra dhe të reja indoevropiane, më 23 Shkurt 1843, lexoi para Akademisë së Shkencave të Berlinit , referatin e tij “Mbi numrat dhe përemrat e shqipes”. Ai analizoi para kolegëve të tij numrat deri në dhjetë dhe përemrat, duke u përqëndruar në përemrat pronor dhe duke i krahasuar ato me të gjitha gjuhët indoevropiane. Në këtë mënyrë ai argumentoi tezën e tij se Gjuha Shqipe është një gjuhë indoevropiane. Referati i Bopit u mbajt në një kohë kur Shqipëria dhe çështja shqiptare njiheshin shumë pak në Europë, kur shumë studjues dhe politikane e konsideronin vendin tonë një shprehje gjeografike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare