22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi

Sot përkujtohet Preng Doçi, patriot, poet dhe klerik. U lind në Bulgar të Malësisë së Lezhës, në vitin 1846. Studimet teologjike i kreu në Shkodër dhe në Romë. Zuri poste të larta në hierarkinë kishtare si abat i Mirditës.  Ai ishte një ndër themeluesit dhe drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër. Edhe veprimtarinë letrare e lidhi me lëvizjen çlirimtare të popullit tonë. U mor edhe me gjuhësi dhe lëvrimin e gjuhës shqipe. Vdiq më 22 Shkurt 1917.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare