22 Gusht 1971, vdes “Mësuesi i Popullit”, Gjergj Canco

Vdiq në Tiranë, më 22 Gusht 1971, “Mësuesi i Popullit”, Gjergj Canco. U lind në Korçë më 1906. Mësimet e para dhe Liceun Kombëtar, i kreu në vendlindje. Që në bangat e shkollës, u aktivizua me veprimtari shoqërore dhe atdhetare; ishte sekretar i shoqërisë “Shpresa” të liceistëve. Tërë jetën e tij Gjergj Canco, ia kushtoi arsimit dhe shkollës shqipe, edukimit të brezit të ri. Në vitet e para të karrjerës së vet pedagogjike, dha mësim matematike në shkollat e mesme të Shkodrës dhe Tiranës. Duke filluar nga viti 1945, për një çerek shekulli, drejtoi Politeknikumin “17 Nëntori'”, në kryegytet, njëra prej shkollave të mesme më të mëdha të vendit, vatër e përgatitjes të mijëra kuadrove të mesme teknike të profileve të ndry-shme. Gjergj Canco, ka dhënë ndihmesë të çmuar dhe të shumanshme në fushën e arsimit profesional, për hartimin e programeve të shkollave të mesme profesionale, në lidhjen e teorisë me praktikën, etj. Disa herë është zgjedhur deputet, në Kuvendin Popullor.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply