21 Shkurt 1895, lindi në Shkodër Sandër Saraçi, ekonomist e politikan

Në Shkodër, më 21 Shkurt 1895, lindi ekonomisti dhe politikani Sandër Saraçi. Mbaroi kolegjin Saverian të Shkodrës për tregëti dhe u emërua sekretar i Bashkisë së Qytetit. Më pas shkoi në Vjenë dhe punoi në shoqërinë komisionere Austro-Orientale dhe njëherësh ndoqi dhe Akademinë Tregëtare në kryeqytetin Austriak. Bashkëpunoi me shoqërinë studentore “Albania” dhe shkroi në organin e saj “Djalëria”. Në vitin 1921 Saraçi u kthye në Atdhe dhe u emërua sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve Botore, kurse gjatë viteve 1933-1935, mbajti postin e ministrit të këtij dikasteri. Në vitin 1932 u zgjodh deputet i Shkodrës në parlamentin shqiptar dhe zhvilloi veprimtari parlamentare deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Gjate viteve 1948-1954 u internua në fshatrat e Fierit dhe të Vlorës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare