21 Prill 1939, marrëveshje e qeverisë kolaboracioniste me Italinë

Jakomoni dhe Vërlaci, nënshkruan në Tiranë, më 21 Prill 1939, marrëveshjen sipas së cilës, shtetasit e të dy vendeve “do të gëzojnë të gjitha të drejtat civile dhe politike që gëzojnë në tokën e tyre kombëtare përkatëse”. Dokumenti mbante dhe firmat e Xhafer Ypit, Xhemil Dinos, Maliq Bushatit, Fejzi Alizotit, Ernest Koliqit dhe Anton Beçes, që bënin pjesë në kabinetin e qeverisë kolaboracioniste.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare