21 Maj 1913, lindi Ing. Koço Theodhosi

Inxh. Koço Theodhosi, u lind më 21 Maj 1913. Pasi kreu Liceun e Korçës, vazhdoi studimet për teknologji lëkure në Belgjikë dhe më pas, për kimi industriale në Universitetin e Lionit në Francë. Gjatë studimeve universitare, mori pjesë në lëvizjen e majtë studentore dhe në Atdhe, u bashkua me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimitare. Ishte pjesëtar i të gjitha konferencave dhe kongreseve, që u mbajtën në Pezë, Labinot, Përmet dhe Berat. Në tetor 1944, u emërua komisar për naftën në Kuçovë. Më pas drejtoi ministri, komisionin e Pianit të Shtetit; përfaqësoi Shqipërinë në Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke, në Moskë. Për punën dhe ndihmën e tij, u dekorua me të gjitha Ilojet e medaljeve dhe urdhrave, që kishte shteti në atë kohë. Në qershor të vitit 1975, Koço Theodhosi, u shkarkua nga të gjitha postet shtetërore dhe partiake, u përjashtua nga partia dhe u internua familjarisht, në Kurbnesh. Më pas u arrestua dhe u dënua me vdekje.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare