21 Gushti i vitit 1941, është një datë e shënuar historike, atë ditë u formua Çeta e Pezës, që ishte çeta e parë partizane e Luftës Nacionalçlirimtare dhe e para çetë partizane në Europë. Ajo u krijua mbi bazën e çetës patriotike të Myslym Pezës, të formuar në vitin 1940, me patriotë antifashistë. Çeta i filloi veprimet luftarake kundër pushtuesve fashistë, që në mars të vitit 1941. Ato përbënin dhe fillimin e veprimeve ushtarake të organizuar kundër pushtuesve italianë. Më 1943, Çeta partizane e Pezës, duke i shtuar rradhët me luftëtarë të rinj, u shndërrua në batalion dhe më pas, në Grupin Partizan të Pezës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate