20 Shkurt 1913, lindi Dr. Jani Gërmenji, ndër të parët dentistë në vend

Jani Germenji u lind në Kajro, më 20 Shkurt 1913. Mbaroi Liceun e Korçës dhe Shkollën Dentare në Francë. Pas diplomimit hapi klinikën stomatologjike në Korçë dhe më pas në 1947 transferohet në Ersekë, duke hapur klinikën e parë dentare në këtë qytet. Pas tre vitesh transferohet në kryeqytet ku dhe punoi për 22 vjet, madje dhe pas daljes në pension.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare