20 Qershor 1938, lindi në Bilisht të DevolIit, Andon Grazhdani, Profesor Doktor i Shkencave

Në Bilisht të DevolIit, më 20 Qershor 1938, u lind Profesor, Doktor i Shkencave, Andon Grazhdani. Përfundoi Teknikumin e naftës në Kuçovë dhe punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen Gjëologjike të Pogradecit. Më 1959 iu krijua mundësia të ndjekë Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë. Pas përfundimit shkëlqyeshëm të studimeve, u emërua punonjës shkencor në Fakultet, pedagog dhe dekan i tij. Krahas punës për përgatitjen e gjeologëve të ardhshëm, ai përfundoi dhe mbrojti njërin disertacion pas tjetrit dhe fitoi titujt shkencorë “Docent”, Doktor i shkencave dhe Profesor. Andon Grazhdani, është autor dhe bashkautor l dhjetra teksteve mësimore, studimeve dhe hartave gjeologjike, që janë botuar dhe ribotuar disa herë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply