20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike

Në mes të Tiranës, më 20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi rëndë një nga krerët e opozitës demokratike, Avni Rustemin. Për të mbuluar gjurmët e atentatorit të vërtetë, organet qeveritare, vranë si autor të krimit tre djemtë e antizogistit Ram Taf Lika nga Mali i Bardhë i Milotit. Vrasësi i vërtetë i Avni Rustemit, gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë u bë spiun i pushtuesve të huaj dhe në shkurt të vitit 1944, u ekzekutua nga njësitë guerile të qytetit të Tiranës. Vrasja e Avni Rustemit, ishte shkëndia që ndezi zjarrin e Revolucionit të Qershorit, të vitit 1924.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare